LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i prinë garës për Jamesin

Chelsea i prinë garës për Jamesin

Chelsea thuhet se ka marrë rolin udhëheqës në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Mesfushori kolumbian do të largohet nga Mbretërit këtë verë, pas minutave të pakët nën drejtimin e Zinedine Zidane, dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea është rikthyer për shërbimet e Jamesit pasi kanë në plan të shesin Cesc Fabregas, duke i lënë atyre hapësira në departamentin krijues të mesfushës, pasi Oscar tashmë ka ikur.


Për më tepër, Blutë nuk do të dëshironin të humbasin një objektiv tjetër të Madridit pasi me sa duket humbën Alvaro Moratën te Manchester United.

Gazeta AS shpjegon se shitja e kolumbianit do të rriste të ardhurat rreth 70-80 milion euro, duke lejuar Los Blancos të përshpejtojnë ndjekjen e tyre të objektivit numër 1, Kylian Mbappe. /Telegrafi/