Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 11 qershor, për subjektin e tyre të preferuar, kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë edhe më shumë se 155 mijë votues të rinj.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më shumë se 33 mijë persona që nuk jetojnë më, janë larguar nga listat e votuesve.
Në gjithë Kosovën, KQZ-ja do të hapë 889 qendra të votimit. Procesi i votimin në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se numri më i madh i vëzhguesve është nga partitë politike.
“Numri i përgjithshëm është 29 mijë e 264 vëzhgues”, tha Elezi.
Zgjedhjet e 11 qershorit do të vëzhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare vendore, “Demokracia në Veprim”. Në këtë koalicioni bëjnë pjesë më shumë e 20 organizata nga komuna të ndryshme të Kosovës. Nga ky koalicion janë akredituar mbi 2.700 vëzhgues.
Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim shfaqi brengën e tij për faktin se nga numri i madhe i vëzhguesve mund të paraqiten probleme në qendrat e votimin dhe në vendvotime. Ai tha se vetëm një koalicion i partive politike ka mbi 14 mijë vëzhgues që, siç thotë ai, ‘është numër i madh që mund të paraqesë probleme’.
Edhe Polica e Kosovës ka përgatitur urdhrin operativ për procesin zgjedhor të 11 qershorit. Baki Kelani nga PK-ja, tha se sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe më 11 qershor pritet që të angazhohet një numër i madh i pjesëtarëve të policisë për ofrimin e sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Urdhri operativ është i hartuar për gjithë territorin e Kosovës dhe normalisht që vlen edhe për pjesën e veriut të Mitrovicës”, ka Kelani.
Nga ana tjetër, koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, bëri të ditur se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të jetë shumë i ngushtë në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos ketë probleme me procesin zgjedhor.
Pula, në deklarimin e saj për media bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve në terren do të jenë rreth 100 prokurorë, së bashku me staf mbështetës të cilët do të operojnë dhe kooperojnë në 38 Komuna të Republikës së Kosovës, bashkë me hetuesit e Policisë së Kosovës.
Organet përgjegjëse thuhet se kanë bërë mobilizime të shtuara për të sanksionuar çdo veprim joligjor në procesin e zgjedhjeve. Parashihen edhe dënime mjaft të ashpra për ata që shkelin Ligjin dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite