LAJMI I FUNDIT:

Shala nuk ia ka frikën turqve: E dua stadiumin e mbushur me tifozë, kërkojmë tri pikët

Shala nuk ia ka frikën turqve: E dua stadiumin e mbushur me tifozë, kërkojmë tri pikët

Është lojtari kryesor i Kosovës në tri ndeshjet e fundit dhe duket në formë edhe para duelit të radhës ndaj Turqisë.

Fjala është për mesfushorin kryesor të Kosovës, Herolind Shalën i cili pritet të jetë edhe në një ndeshje titullar me fanellën e kaltër.


Në një prononcim për Telegrafin, Herolind Shala thotë se janë të gatshëm për tu përballur me Turqinë.

“Un personalisht e njoh futbollin turk pasi kam qenë në vitin e fundit në Kasimpasa”.

“Edhe në ndeshjen e parë ndaj turqve kemi pasur paraqitje mjaftë të mirë por në fund pësuam dy gola”, thotë Shala për Telegrafin.

Ai mendon se Kosova ka kualitet për t’i bërë ballë yjeve të Turqisë.

“Kemi kualitet në Përfaqësuese. Shumica jemi lojtarë të rinj dhe ngadalë po kuptohemi mes vete. Ndonjëra nga skuadrat e mëdha do të pësojnë nga ne dhe shpresoj që tani ta bëjmë fitoren e parë”, deklaroi Shala.

Ylli nga Drenasi kërkon nga tifozët kosovarë ta mbushin stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër në përkrahje të Kosovës.

“I bëj thirrje tifozëve tanë që të vinë në numër sa më të madh në Shkodër. Na nevojitet përkrahja e tyre për të bërë edhe më mirë në fushë”, vazhdoi tutje Shala.

“Duam që këtë të diele ta festojmë fitoren e parë në këto kualifikuese. Besoj që mund ta mposhtim Turqinë”, u shpreh Shala.

Në tri ndeshjet e fundit me Kosovën, Shala është titullar i padiskutueshëm duke luajtur të gjitha minutat e mundshëm.

Ai nuk ka luajtur shumë së fundmi me ekipin e tij Kasimpasa, por trajneri Albert Bunjaku vazhdon të besoj fuqishëm në të.

Në konferencën për shtyp, Bunjaku deklaroi se Herolind Shala është futbollisti më i përgatitur fizikisht te Kosova dhe se do të luaj ndaj Turqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori