Rreth 8 milionë euro llogaritet vlera e energjisë elektrike të pa faturuar për vitin 2016 në pjesën veriore të Kosovës, shifër kjo që është paguar nga qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës, thonë autoritet kompetente.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, autoritetet kompetente për sektorin e energjisë e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës dhe nuk arritën të lexojnë njehsorët, t’ua dërgojnë faturat qytetarëve në veri dhe as të mbledhin të hyrat për energjinë e shpenzuar atje.
Katër komunat në veri të Kosovës janë të banuara më shumicë serbe, të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik- kushtetues të Kosovës.
Bazuar në raportet që merr Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) nga operatoret e licencuar, vlera e përgjithshme e energjisë së pa faturuar në veri të Kosovës është rreth 8 milionë euro, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e ZRRE-së Adelina Murtezaj.
Pasi kjo vlerë e mjeteve nuk është mbuluar nga institucionet e Kosovës, Murtezaj thotë se ZRRE-ja ka qenë e detyruar që kostot për mbulimin e humbjeve, duke përfshirë edhe humbjet në veri të vendit, t’ua shpërndajë të gjithë konsumatorëve.
Ngarkesa me borxhet e një pjesë të popullatës së Kosovës te pjesa tjetër, mbetet çështje për diskutime edhe nga aspekti i të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit, sipas Syzana Gashit, këshilltare ligjore në këtë institucion, ka nisur tashmë hetimet. Ajo ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se gjatë takimit me zyrtarë të ZRRE-se, është konfirmuar se rryma e shpenzuar në veri të Kosovës iu faturohet qytetarëve në pjesë tjera në Kosovë.
Gashi tha se për këtë rast Avokati i Popullit ka dërguar dy letra në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomikdhe Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.
“Aktualisht jemi në shqyrtimin e dy përgjigjeve që kemi pranuar nga këto dy ministri. Sidoqoftë, Avokati i Popullit deri në fund të kësaj jave do të dal me një analizë ligjore dhe me gjetjet e lidhur më këtë çështjeje. Ka gjasa për të pasur shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë Gashi.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë e konsiderojnë të padrejtë vendimin e ZRRE-se që borxhet nga humbjet teknike dhe konsumimi i paautorizuar i energjisë elektrike, të paguhet nga konsumatorët e komunave tjera.
Visar Azemi, nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID), tha për Radion Evropa e Lirë se ky problem është dashur të zgjidhet gjatë bisedimeve që janë realizuar në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Kjo është mungesë e shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë. Është një dështim i politikës së Qeverisë e cila nuk ka arritur të shtrijë sovranitetin në pjesën veriore ashtu siç e bënë në pjesën jugore të Kosovës”.
“Kurse ne e dimë se për mos pagesa të energjisë elektrike intervenohet me mekanizma të ndryshëm për të inkasuar paratë e shfrytëzuara për energji”, ka thënë Azemi.
Meqenëse Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) e ka të pamundur qasjen në veri të Kosovës, humbjet që shkaktohen në këtë pjesë të territorit nga OSSH konsiderohen si humbje politike, dhe si të tilla janë konsideruar si humbje jashtë kontrollit të OSSH-së, thonë zyrtarë të ZRRE-se. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City