Kurti pyet llapjanët: A jeni lodh prej vëllezërve të Thaçit e djemve të Isës
I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi zgjedhor që Vetëvendosje ka zhvilluar sot në Podujevë, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të fitojë, sepse e do shtetin me sovranitet, institucionet me drejtësi, ekonominë me prodhim, shoqërinë me barazi, shkollat me arsim, e spitalet me shëndetësi.
Ai tha prioritete e Lëvizjes së Vetëvendosjes janë në listën e 40 masave që do ti marrin me ardhjen në pushte.
“Rivitalizim i plotë i sistemit të ujitjes e Iber Lepenc, buxhet 240 milionë euro për bujqësi. Miratim i Ligjit për mbrojtjen e prodhimeve vendore. Rindërtim i plotë i kadastrat. Katërmijë banesa të reja në gjithë vendin, si banim i përballueshëm dhe social. Kanalizim për të gjitha fshatrat me së paku 200 shtëpi në gjithë Kosovën. Zvogëlim i numrit të ministriv , tavan për pagat e zyrtarëve të lartë publik në trefishin e pagës mesatare. Nëse ndonjë politikan dëshiron t’ia rris rrogën vetit, le ta rrit njëher mesataren e vendit, atëherë i rritet edhe atij. Nëse i ka qafë paret fortë, le ta provon fatin në biznes. Sigurim të jetës të policët e Kosovës dhe zjarrfikësit”, tha Kurti.
Ai po ashtu ka premtuar rritje të pensionistëve, për ata që e kanë pensionin 70 euro në 150 euro dhe për ata që tani marrin pensionin 150, do ta rrisin në 280 euro, e po ashtu ka premtuar se do të ketë linjë të veçantë për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Po ashtu ka premtuar arsim të lartë pa pagesë. Ndërsa ka folur edhe për ligjet që do t’i marrë për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ai ka pyetur qytetarët se a janë lodhur nga korrupsioni, djemtë e Isës, e vëllezërve të Thaçit.
“Ligji antimafia dhe Ligji i Vetingut edhe njësia antimafia, drejtpërsëdrejti që i raporton Kuvendit dhe Dhoma antimafia në gjykata, përbëjnë ndryshimin rrënjësor të sistemit të drejtësisë, i cili tash nuk do të dorëzohet para krimit, përkundrazi do ta eliminojë atë me të ardhur Vetëvendsoje në qeverisje.
Te dashur qytetarë të Llapit, a jeni lodhur prej korrupsionit, a jeni lodhur prej krimit, a jeni lodh prej mjerimit social, a jeni lidh prej stagnimit ekonomik, a jeni lodh prej vëllezërve të Thaçit, a jeni lodh prej djemve të Isës, a jeni lodh prej papërgjegjësisë, a jeni lodh prej mos llogari dhënies? Atëherë ne gjithë bashkë duhet t’i lodhim këta më 11 qershor, atëherë kur ju duhet të vendosni ta votoni Vetëvendosjen. Ta votoni numrin 35. Mirupafshim në tubimin e madh në Prishtinë në ora 21 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, më 9 qershor, e pastaj edhe më 11 qershor edhe më 12 qershor, atëherë kur do ta krem tojmë festën e madhe të fitores së Llapit, të Kosovës, të Vetëvendosjes”, tha Kurti.
Ai në fund të fjalimit ka thënë se shpresa e vetme e ndryshimit, janë vetë qytetarët dhe se bashkë do të fitojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje