LAJMI I FUNDIT:

“Higuain dëshpërimi më i madh”

“Higuain dëshpërimi më i madh”

Gonzalo Higuain ka qenë lojtari më dëshpërues në finale sipas legjendës së Juventusit, Angelo Di Livio.

Juventusi pësoi humbje të rëndë me rezultat 4-1 kundër Real Madridit.


Di Livio që e kishte fituar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1996 ka dhënë mendimin e tij .

“Kush është më dëshpëruesi? Padyshim Higuain”, ka thënë Di Livio për Il Mattino.

“Kam pritur më shumë nga Pipita, nga teknika e tij dhe uria për gola”.

“Ai më dha një perceptim më ndryshe nga të tjerët”.

“Për të luajtur në nivele të larta duhen lojtarë më personalitet, ndërsa nga lojtarët që luajnë sot nuk e japin më të mirën”.

“Dallimi mes pjesës së parë dhe të dytës është shumë i madh”, ka thënë Di Livio. /Telegrafi/