LAJMI I FUNDIT:

Bonucci: Do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer të shtunën dhe do ta sjellim trofeun në shtëpi

Bonucci: Do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer të shtunën dhe do ta sjellim trofeun në shtëpi
Foto: FC Juventus

Juventusi është skuadër shumë më e pjekur se para dy vitesh dhe do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer të shtunën – ka deklaruar Leonardo Bonucci.

Bianconerët luajtën në finale të Ligës së Kampionëve edhe para dy vitesh, mirëpo pësuan nga Barcelona.

Ata e kanë mundësinë të shtunën që ta fitojnë trofeun në Cardiff, por duhet ta mposhtin kampionin në fuqi, Real Madrid.


“Duhet ta ruajmë qetësinë dhe optimizmin dhe përvojën këtë javë, gjë që do të na nxjerrë në finale me adrenalinën e duhur”.

“Por, duhet ta bëjmë këtë pa u shqetësuar, nëse kemi emocione do të shkojmë në Cardiff me energji të shpenzuar. Nëse jemi të qetë dhe stërvitemi mirë, atëherë do të shkojmë në Cardiff në formën më të mirë”

“Cili është dallimi prej para dy vitesh? Unë jam dy vjet më i moshuar! Jam 30 vjeç dhe duke i lënë shakatë anash, ne po i qasemi kësaj ndeshjeje me vetëdije tjetër”.

“Jemi më të pjekur, jemi rritur, kanë ardhur lojtarë të shkëlqyer që i kanë dhënë skuadrës përvojë dhe jam i sigurt se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer të shtunën dhe do ta sjellim trofeun në shtëpi”, u ka thënë Bonucci gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Kalo në kategori