LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kampione e Kosovës për U-19

Prishtina kampione e Kosovës për U-19

Nën organizim të përkryer të ndeshjes me gjykimin e gjyqtarëve të FIFA-s, edhe pse rezultati ishte i bardhë pa gola, Prishtina në fund iu gëzua titullit të kampionit për edicionin 2016/17, të munguar dy vite.

Ndeshja sot ka grumbulluar afër 500 shikues, mbase rekord për një ndeshje juniorësh. Loja nuk ishte aq e pëlqyer, Flamurtari u mbrojt bunker dhe nga kundërzbritjet mbase rrezikoi më shumë, kurse futbollistët prishtinas paksa të frikësuar dhe e kuptueshme, sepse ishte ndeshja e fundit që u sillte titullin shumë të merituar të kampionit.


Ishte Prishtina, e cila edhe pse i konvenonte rezultati i barabartë, që sulmonte, e endte topin dhe e kontrollonte ndeshjen. Flamurtari mbrohej si skuadër e pjekur, mbase në mungesë të cilësive që posedon Prishtina dhe kërkonte të rrezikonte vetëm nga kundërsulmet apo ndërprerjet e që sot ishin të pakta falë gjyqtarëve të FIFA-s që kryen detyrën për shembull.

Në fund, e kuptueshme, gëzimi ishte i madh. Prishtina U19 në sezonin 2016/17 ka arritur 20 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje me goldallim +45, 75:30 dhe me 64 pikë, një më shumë se Flamurtari me 63 pikë, shpallet kampione.

Pra, djelmoshat e trajnerëve, Mentor Miftari e Rabit Ahmetaj me meritë fituan titullin e më të mirit, raporton faqja e FC Prishtina.

Prishtina – Flamurtari 0:0

Shikues: 500

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Leutrim Mustafa (Pd)

KV: D. Hasani, J. Stublla, A. Nika – Rr. Hasani, G. Emini, D. Ymeri

KK: Rr. Hasani (2KV nga bankina)

Prishtina: Ardit Nika – Jehon Stublla, Donat Hasani /c/, Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi – Rigon Kabashi (Heroid Avdiu), Granit Jashari (Djellon Dragusha), Atdhe Grajqevci (Bleon Sekiraqa) – Kastriot Selmani, Blend Baftiu, Arbër Hoxha (Liron Azemi). Zëvendësues: Laurit Behluli, Arbër Kadriu, Liridon Jashari. Trajnerë: Rabit Ahmetaj, Mentor Miftari.

Flamurtari: Vullnet Zhushi /c/ – Flakron Hasani, Emir Lupqi, Bashkim Selimi, Rrezart Hasani (Leutrim Islami), Albinot Kozmaqi, Auron Hamiti (Valon Begolli), Drin Ymeri, Ardit Konjuhi (Agon Azemi), Gramos Emini, Blend Hyseni. Trajner: Megzon Visoka.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori