LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh

Zeka: Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh

Anëtari i më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se sfida e tij më e re, ajo në politikë, është fare e lehtë.

Në Magazinën Zgjedhore, Zeka të Klan Kosovës, ai ka htënë se në Parlamentin e ardhshëm qeverisës, do të ndryshojë mentaliteti i komunikimit me deputetë. Kjo pasi, sipas tij, deri më sot Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanesh komunikimi.

”Unë dhe Jakup Krasniqi kemi kaluar barrë të madhe, më shumë sesa angazhim”, thotë ai. ”Për ne kjo sfidë politike është shumë më e lehtë. Nëse kemi pasur guxim me i thanë jo Titos e Millosheviqit; kemi guxim t’i japim jo edhe disa proceseve të tjera politike. Gjithmonë në botën demokratike gazetarët eminentë janë kyçur në politikë. Do dëshiroja që në Parlamentin e Ardhshëm të Kosovës të krijohet një mentalitet i ri i komunikimit. Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh të komunikimit”.