LAJMI I FUNDIT:

Grubi tregon për ndarjen e ministrive në Qeverinë e re të Maqedonisë (Video)

Grubi tregon për ndarjen e ministrive në Qeverinë e re të Maqedonisë (Video)

Deputeti dhe shefi i kabintetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi mbrëmë në emisionin ”Click Plus” në TV21 ka folur për ndarjen e dikastereve në Qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ajo çka kuptohet nga rrëfimi i Grubit është se shqiptarët nuk do të kenë më Ministrinë e Arsimit, siç e kanë pasur deri tani.

Gjithashtu, Grubi ka treguar se zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk do të jetë më si e tillë dhe e njejta do të quhet ”Zëvendëskryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve”.


Sipas Grubit, shqiptarëve do të ju takojë edhe Zëvendëskryeministri për Integrime. /Telegrafi/