Pala mbrojtëse kërkon përjashtimin e trupit gjykues për rastin ”Grupi i Kumanovës (Video)

Alsat-M bën të ditur se refuzimi i dëshmitarëve të palës mbrojtëse në gjyqin për Kumanovën ka revoltuar të akuzuarit dhe avokatët të cilët kanë kërkuar ndërrimin e trupit gjykues dhe të prokurorëve. Avokatët në vazhdimin e seancës gjyqësore thanë se është e patolerueshme që pothuajse të gjitha propozimet për dëshmitarë të refuzohen ndërsa në anën tjetër të pranohen të gjitha propozimet shtesë të prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Të akuzuarit kanë të drejtë që gjatë tërë procesit gjyqësor të propozojnë dëshmi të cikët kanë dalë nga procesi dhe me qenë se u paraqit nevoja për tu vërtetua motivi pse kanë ardhur këtu. Ai i ka thirrur dikush apo vetvetiu kanë ardhur. Për këtë u paraqit nevoja për t’i thirr si dëshmitarë personat kompetent që e kanë udhëhequr atë aksion” – deklaroi avokati Shasivar Iseni.
Avokati Naser Raufi shton se prokuroria dhe trupi gjykues po bashkëpunojnë gjatë hetimit, gjë që sipas tij bie në kundërshtim me ligjin për procedurë penale. Raufi kërkon hetim ndërkombëtar të rastit.
”Të ketë një hetim ndërkombëtar që është edhe i propozuar nga qeveri që do të zgjidhet dhe të akuzuarit dhe mbrojtësit do të bojkotojmë seancën pasi që gjithë mbrojtësit kërkojmë që të tërhiqet ky trup gjyqësor dhe prokuroria” – tha avokati Naser Raufi.
Nëse kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e tërheqin trupin gjykues dhe prokurorët e lëndës, avokatët do të vazhdojnë të kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe nuk përjashtojnë mundësin që të bojkotojnë seancat bashkë me të akuzuarit. Të njëjtin mendim në lidhje me ndryshimin e trupit gjykues dhe prokurorit të lëndës e kërkojnë edhe të akuzuarit duke u bazuar në faktin se ky trup bashkë me organin e akuzës nuk kanë ndërmarrë asnjë masë kur të akuzuarit për rastin e Kumanovës janë keqtrajtuar nga policia gjatë arrestimit, gjatë transportit për në gjykatë por edhe në paraburgim.
Në seancën e kaluar prokuroria hodhi poshtë propozimet e mbrojtjes që për rastin e Kumanovës të dëshmojnë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, kryetari i Likovës Sadulla Duraku, drejtori i spitalit të qytetit në Kumanovë, Arif Latifi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, e të tjerë. Mes gjithë këtyre emrave, prokuroria si dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja pranoi vetëm agjentin e Agjencisë së Inteligjencës Shenasi Memeti. Seanca e ardhshme është caktuar më 29 maj deri kur kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokuroria për Krime të Rënda duhet t’i përgjigjen kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e ekipit hetues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MMJPH: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor kthehet në Ministrinë amë

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit