LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli i bashkohet garës për Bakayokon

Liverpooli i bashkohet garës për Bakayokon

Liverpooli ka hyrë në garën për shërbimet e mesfushorit të AS Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Sipas mediumit RMC, gjiganti anglez, Liverpooli është klubi më i fundit që ka regjistruar interesin e tyre për mesfushorin francez.


Formacioni i Manchester United nëse Ed Woodward i blenë të gjithë lojtarët që po kërkohen nga Mourinho (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i Manchester United nëse Ed Woodward i blenë të gjithë lojtarët që po kërkohen nga Mourinho (Foto)

Supozohet se Reds – së bashku me Paris Saint-Germain – kanë zhvilluar diskutime me përfaqësuesit e Bakayokos, ndërsa ata ofertuan për të siguruar një marrëveshje për mesfushorin, përcjell Telegrafi.

Bakayoko, 22 vjeç, ka tërhequr interesim edhe nga Manchester Unitedi dhe Chelsea në javët e fundit.

Në të vërtetë, thuhet se Chelsea dhe Manchester United po udhëheqin garën për të nënshkruar me Bakayokon me Antonio Conte dhe Jose Mourinho që e kanë bërë atë një objektiv primar të transferimeve. /Telegrafi/