LAJMI I FUNDIT:

Labi bashkë me fondacionin e Behxhet Pacollit ndihmojnë në renovimin e Spitalit në Ferizaj (Video)

Labi bashkë me fondacionin e Behxhet Pacollit ndihmojnë në renovimin e Spitalit në Ferizaj (Video)

Këngëtari i njohur ferizajas Labinot Tahiri bashkë me fondacionin “Behxhet Pacolli” kanë ndihmuar së fundmi në renovimin e disa reparteve të Spitalit Rajonal në Ferizaj.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Labi përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon për iniciativën e re që ka marrë dhe që është shumë i lumtur që kauzës iu bashkua edhe Behxhet Pacolli.

Në video shfaqen edhe materialet e reja të cilat arritën në oborrin e spitalit, ndërsa i pyetur nga një qytetar nëse po e bën këtë gjë për të rënë më shumë në sy dhe për të marrë vota, Labi e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur se nuk ka nevojë të shfrytëzojë kauza të tilla, sepse po të dojë vota, ai shumë lehtë mund t’i mbledh, ngase këndon thuajse çdo natë në dasma me nga 2000 persona.


“Donacioni në ferizaj nga Fondacioni Bexhet Pacolli. Sa i lumtur që jam për pacientët që jam për komoditetin më të mirë. Kjo është Kauzaa jonë”(sic.), shkruan Labi në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

Magazina
25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

25 vjet pas luftës: Fotografi që dokumentojnë historinë në Prishtinë

Magazina
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Mirlind Daku i bën dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’

Mirlind Daku i bën dhuratë vetes një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’

Magazina
Transformimi mbresëlënës i Mesut Ozil: Ai bëri mrekulli te vetja për vetëm një vit

Transformimi mbresëlënës i Mesut Ozil: Ai bëri mrekulli te vetja për vetëm një vit

Magazina
Kalo në kategori