LAJMI I FUNDIT:

‘Revolucioni Laraman’ festoi ndërrimin e pushtetit në Maqedoni (Video)

‘Revolucioni Laraman’ festoi ndërrimin e pushtetit në Maqedoni (Video)

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, dje e mandatoi Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me caktimin e mandatarit, Zoran Zaev është pretendenti krysor për të udhëhequr qeverinë e re të Maqedonisë, edhe atë duke lënë në opozitë tanimë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe partinë e tij.


Poashtu dje në një atmosferë festive ‘Revolucioni Laraman’ para qeverisë ka festuar, sipas tyre, ikjen e Gruevskit.

Kujtojmë se Revolucioni Laraman ka protestuar prej vitit 2015, gjegjësisht pas publikimit të të ashtuquajturve bomba, gjegjësisht përgjime ilegale ku dëgjohen zyrtarë të OBRM-PDUKM për aferat korruptive dhe manipulimet me rastet e montuara politike. /Telegrafi/