LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj “çmendet” pas Ledrit (Foto/Video)

Beatrix Ramosaj “çmendet” pas Ledrit (Foto/Video)

Reperi i njohur Ledri Vula ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “U harrum”.

Ashtu siç ishte pritur, kënga është kthyer menjëherë në hit duke rrëmbyer simpatinë e publikut që në orët e para të lansimit.
Por, duket se një shije të mirë projektet e Ledrit po arrijnë të lënë edhe tek kolegët e tij.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila aktualisht është e angazhuar me pjesëmarrjen në spektaklin “YFSF”, ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram, ku shfaq këngën e reperit në YouTube.


“Ihaaa, na mbyte krejt Ledri Vula” (sic.), shkruan Beatrix në mbishkrimin e fotografisë, duke shprehur hapur simpatinë e saj për këngën më të re të reperit. /Telegrafi/