LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Në afat sa më të shkurtë do të përpiqemi të formojmë qeveri

Zaev: Në afat sa më të shkurtë do të përpiqemi të formojmë qeveri

Mandatari për përbërje të qeverisë së re, Zoran Zaev sot pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov deklaroi se në afat sa më të shkurtë do të tentojë ta formojë kabinetin qeveritar. Ai në deklaratë për mediumet u obligua se qeveria e re do të jetë proevropiane dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët me respektim të multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të punoj, si edhe deri më tani, me tërë zemrën dhe t’i lëmë anash dallimet, urrejtjen dhe politikat destruktive. Obligohem se do të punoj me të gjithë dhe qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev tha se do të negociojë me BDI-në, Aleancën për shqiptarët dhe BESËN dhe se dëshiron që të gjithë ata të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re, njofton AIM.


Lidhur me heqjen e testimit ekstern me të cilin janë përfshirë nxënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, Zaev tha se ai është premtim i dhënë para qytetarëve dhe se shpreson se para provimit të parë ekstern me vendim apo me ligj ky testim do të hiqet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori