LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk e fiton Ligën e Evropës, Unitedi do të humbë 21 milionë funte

Nëse nuk e fiton Ligën e Evropës, Unitedi do të humbë 21 milionë funte
Getty Images

Manchester Unitedi ka konfirmuar se do të humbë 21 milionë funte (24.5 milionë euro) vetëm nga sponsorimi nëse humb në finale të Europa League (që për pasojë do të humbte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm).

Humbja nga Tottenham Hotspur në fundjavën që e shkoi i la Djajtë e Kuq edhe matematikisht jashtë garës për vendin e katërt.


BT Sport transmeton falas finalen e LK-së dhe atë të Ligës së Evropës
Lexo po ashtu BT Sport transmeton falas finalen e LK-së dhe atë të Ligës së Evropës

Në këtë mënyrë, për të luajtur në garën më të madhe të klubeve në edicionin e ri, skuadra e Jose Mourinhos duhet të fitojë më 24 maj në Stokholm kundër Ajaxit.

Zyrtari për financa te Unitedi, Cliff Baty, ka konfirmuar të martën se marrëveshja e klubit me Adidasin (70 milionë funte) do zvogëlohej për 30 për qind në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Sa i përket këtij sezoni, aktualisht Manchester Unitedi qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë që siguron pjesëmarrjen në kualifikime për Europa League, ndërsa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori