LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Do t’i japim garancat që i kërkon Ivanovi

LSDM: Do t’i japim garancat që i kërkon Ivanovi

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja bën të ditur se do të jepen garancat e kërkuara nga kryetari Ivanov për marrjen e mandatit për forimin e Qeverisë së re.

LSDM-ja apelon që të ç’bllokohen proceset demokratike në vend dhe se programi i Qeverisë së re garanton unitaritetin e shtetit, do të punojë sipas Kushtetutës dhe do t’i hapë perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.

LSDM-ja konsideron se Maqedonia përballet me probleme të shumta ku dëmin më të madh e pësojnë qytetarët dhe sistemi shtetëror nga bllokimi i proceseve demokratike./Telegrafi/