LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo për katër orë e gjysmë pune, paguhet 1.1 mln euro

Ronaldo për katër orë e gjysmë pune, paguhet 1.1 mln euro

Football Leaks zbulon të tjera detaje. Pasi bënë publike të dhëna në lidhje me transferimin e Paul Pogba në radhët e Manchester United, ku menaxheri i tij Mino Raiola kishte përfituar 42 milionë euro, të tjera detaje zbulohen ne lidhje me shumat që janë paguar për transferimin e tyre, por edhe për pagat që ata përfitojnë.

Libri i shkruar nga ana e dy gazetarëve gjerman në bashkëpunim me Football Leaks, i quajtur ndryshe “The Dirty Business of Football” që në shqip përkthehet “Biznesi i pisët i futbollit”, bëri që FIFA t’i kërkonte shpjegime Djajve të Kuq në lidhje me shumën e paguar për mesfushorin francez.

Të gjithë jemi kurioz të dimë se sa përfitojnë futbollistët më në zë dhe është Football Leaks ai që zbulon cdo dilemë. Emri i parë padyshim që është ai i Cristiano Ronaldo dhe milionat që vërshojnë në drejtim të portugezit janë të mëdha. 1.1 milion euro për gjysmë dite pune. Këto para janë përfituar në vitin 2013, nga një kompani telefonike, e cila ka shfrytëzuar si imazhin sulmuesit të Real Madrid.


Katër herë fituesit të “Topit të Artë” iu desh vetëm një set fotografik, disa autografe, në total katër orë e gjysmë punë. Libri gjithashtu ilustron dhe pasurinë e Ronaldos të shpërndarë nëpër vënde të ndryshme si Hong Kong, Zvicër apo Panama, që kontrollojnë në mënyrë ligjore financat e tij.

Kur uellsiani Gareth Bale u transferua në vitin 2013 tek Los Blancos, klubi spanjoll në konferencë për shtyp deklaroi se për sulmuesin janë paguar 91.5 milionë euro, por në bazë të dokumenteve të siguruara, në libër shkruhet se për Bale janë paguar 101 milionë Euro.

E gjitha kjo supozohet të jetë bërë për të mos ulur vlerat e CR7-ës, i cili u transferua në Madrid për shumën e 95 milionë Eurove. Detaje dhe të dhëna që janë mbajtur të fshehta nga ana e drejtuesve të ndryshëm klubesh, janë të shkruara në brendësi të këtij libri dhe Fifa me shumë mundësi do të trokasë në dyert e këtyre skuadrave, të cilët kanë mbajtur të fshehtë këto të dhëna. /supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Hansi Flick krahasohet me homologun e tij Carlo Ancelotti

Hansi Flick krahasohet me homologun e tij Carlo Ancelotti

La Liga
Piloti i Formula 1 nuk e 'shijon' makinën, Charles Leclerc aksidenton Ferrarin e tij shumë të shtrenjtë

Piloti i Formula 1 nuk e 'shijon' makinën, Charles Leclerc aksidenton Ferrarin e tij shumë të shtrenjtë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori