Blerja e Vinicius nga Real Madridi mund të shndërrohet në një telenovelë me karakter gjyqësor.
Klubi madrilen pranoi të paguajë 61 milionë euro për futbollistin 16-vjeçar, që vetëm një ditë më parë u bë pjesë e skuadrës së parë të Flamengos.
Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja AS, pika e konfliktit është shuma që Reali ka pranuar t’i paguajë Flamengos për kartonin e futbollistit.
Kompania “Time Forte Eventos”, që administron akademinë e klubit brazilian, ka të drejtë të përfitojë 10% nga vlera e shitjes së çdo futbollisti që është nën moshën 23 vjeç dhe që ka qenë pjesë e akademisë së Flamengos.
Duke u bazuar te kjo e dhënë, rezulton se kësaj kompanie duhet t’i jepen 4.5 milionë euro nga 45 milionët që u dhanë për kartonin e futbollistit, ndërkohë që pjesa e mbetur prej 16 milionësh është dhënë në formën e komisioneve, transmeton TCH.
Bashkëpunimi mes Flamengos dhe “Time Forte Eventos” ka nisur prej 15 vitesh, duke u rinovuar në 2011-n. Vinicius ka qenë pjesë e akademisë së kësaj skuadre dhe kompania tashmë ka kërkuar detajet e këtij operacioni për të mësuar shifrën financiare që i takon të arkëtojë.
Drejtuesit e Flamengos nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje, pasi sipas “AS”, shpresojnë që të gjejnë një hapësirë ligjore në kontratë që t’u lejojë evitimin e pagesës së kësaj shume.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251