LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi LDK-Delawie, nuk dihen detajet (Foto)

Përfundon takimi LDK-Delawie, nuk dihen detajet (Foto)

Ka përfunduar tashmë takimi në mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me ambasadorin Greg Delawie dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolva.

Delawie dhe Aposotolova menjëherë pas takimit janë larguar nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori amerikan ka thirrur takimin pas dështimi të djeshëm të mbledhjes së Qeverisë e cila si pikë rendi të ditës kishte procedimin e demarkacionit me Malin e Zi.


Tani për tani nuk ka asnjë detaj nga ky takim, ndërsa pak më herët në Presidencë është parë të ketë hyrë edhe presidenti Hashim Thaçi./Telegrafi/