Bazuar në të dhënat e Komunës së Rahovecit, vlera e dëmit nga të ftohtët në total arrin çmimin e rreth tre milionë eurove.
Ulja e temperaturave një muaj më parë, fermerit Gani Krasniqi, ia ka dëmtuar mbi një hektar hardhi rrushi.Krasniqi thotë së vlera e dëmit në bazë të vlerësimit që i është bërë nga Komisioni komunal konsiderohet të jetë katërmijë euro.
Ai tashmë e di se nga dëmtimi që ka pësuar hardhia nuk ka prodhim, për çka nuk do të ketë asnjë cent fitim.
Përveç këtij fermeri, janë edhe shumë bujq të tjerë, të cilët kanë pësuar dëme të mëdha si në pemëtari, ashtu edhe në perimtari.
Bazuar në të dhënat e kësaj komune, vlera e dëmit në total arrin çmimin e rreth tre milionë eurove.Komuna po e pret Ministrisë e Bujqësisë për kompensim, pasi nuk ka mundësi që vetë t’u dalë në ndihmë atyre, raporton KTV.
Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se po i presin raportet nga të gjitha komunat për të dalë me një shumë totale të dëmit të shkaktuar në tërë vendin, ku më pas edhe do të ndahen mjetet për kompensim.
Ngricat e prillit, dëme në bujqësi shkaktuan edhe në komunën e Malishevës, e të cilat arrijnë shumë e 500 mijë eurove. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City