Ekzistojnë disa faktorë të cilët përcaktojnë se a është e sigurt të përdoren barnat pas kalimit të afatit
Kjo varet nga koha e skadimit të afatit dhe mënyra në të cilën është ruajtur, thotë David Nierenberg, shef i njësisë së Farmakologjisë dhe Toksikologjisë në qendrën mjekësore Dartmouth Hitchcock.
Hulumtimet shkencore kanë treguar që barnat kanë efekt një kohë të gjatë pas kalimit të afatit të përdorimit, transmeton Telegrafi.
Ky është lajm i mirë për njerëzit të cilëve u nevojitet diçka urgjentisht apo dëshirojnë të kursejnë para.
Mirëpo, ekspertët thonë që ekzistojnë disa barna të cilat nuk do të duhej t’i përdorni pas kalimit të afatit.
Barnat e lëngëta posaçërisht duhet shmangur. Përmbajtja e shishes është sterile deri kur hapet, sepse kur hapet bari i lëngët, bëhet shumë i ndjeshëm ndaj kontaminimit bakterial.
Kjo ka të bëjë posaçërisht me pikat për sy, thonë ekspertët.
Gjithashtu do të duhej seriozisht të kuptoni udhëzimet mbi vendin e ruajtjes së barit.
Për shembull, nitroglicerina, tabletat të cilat zakonisht u përshkruhen njerëzve të cilët kanë angjinë apo sëmundje koronare të zemrës janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj nxehtësisë ekstreme.
Prandaj nuk rekomandohet që këto tableta t’i mbani në veturë, madje as në kasetë.
Gjithashtu do të duhej të mendoni për antibiotikët, shkruan Huffington post.
Nëse keni infeksion serioz dhe gjeni antibiotiket e mbetur në dollapin tuaj, nuk ekziston mënyrë se si të konstatoni se a ka veprim të dobësuar bari, prandaj nuk ia vlen të rrezikoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe