LAJMI I FUNDIT:

Udhëtim i jashtëzakonshëm i ‘Intelektualëve’ në Prizren

Udhëtim i jashtëzakonshëm i ‘Intelektualëve’ në Prizren

Njëri nga tifo grupet më të mëdha në trojet shqiptare janë ‘Intelektualët’ nga Gjilani.

Tifozët bardh e kaltër nuk e lënë në asnjë ndeshje skuadrën e tyre të zemrës Dritën të vetme.

Kështu do të ndodhë edhe në fundjavë, ku Drita do ta zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme të stinorit pasi luan në udhëtim te Liria.


Në një postim të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ‘Intelektualët’ u kanë bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që t’iu bashkohen atyre të dielën për në Prizren.

Bardh e kaltërtit do të udhëtojnë drejt Prizrenit me katër autobusë për ta përkrahur fuqishëm Dritën përballë Lirisë. /Telegrafi/

Më poshtë keni postimin e plotë të ‘Intelektualëve’: