LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë përkujton kushërinjtë që iu vranë para 18 vjetësh (Foto)

Zonja e Parë përkujton kushërinjtë që iu vranë para 18 vjetësh (Foto)

Sot në fshatin Studime janë përkujtuar 116 të rënët në atë që njihet si masakra e Studimes.

Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë shkuar për t’i përkujtuar të vrarët ndërsa në këtë përvjetor nuk ishte as presidenti, kryeministri apo ndonjë ministër i Qeverisë. Derisa vitin e kaluar në masakrën e Studimes ishte edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sivjet ai nuk mori pjesë.

Në Studime ishte gruaja e tij Lumnija së bashku me djalin Endritin.


Kujtojmë se zonja e parë e shtetit është bijë e Gërxhalive të Studimes, familje kjo që ka shumë të vrarë gjatë luftës.