LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve, Reali pret Atleticon

Liga e Kampionëve, Reali pret Atleticon

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën më të nxehtë. Do të zhvillohet sfida e parë gjysmë-finale mes Realit të Madridit dhe Atleticos. Një derbi i përjetshëm që nuk e ka kursyer agonizmin dhe duelet e ashpra në çdo sektor të fushës.

Në fushë do të zbresin dy finalistet e edicionit të shkuar dhe kaq mjafton për të kuptuar se sa e fortë do të jetë kjo përballje. Trajneri Zinedine Zidane ka një mungesë kryesore dhe jo pak rëndësishme që është ajo e Gareth Bale, gjithashtu i padisponueshëm vijon të jetë Pepe. Në këtë mënyrë tekniku francez me shumë mundësi do të rershtojë këtë 11-she nën skemën e zakonshme 4-3-3.

Në portë Keylor Navas, 4-ja mbrojtëse do të formohet nga Marcelo, Nacho, Ramos dhe Carvajal. Casemiro, Modric e Kroos do të vendosen në mesfushë, kurse sulmi do të plotësohet nga Cristiano Ronaldo, Benzema dhe James Rodriguez.


Në krahun tjetër Diego Pablo Simeone vijon të jetë pa Juanfran dhe Vrsaljkon, megjtihatë këto mungesa nuk e ndikojnë formacionin e “roji-blancove”.

Në portë do të vendoset Ian Oblak. Reparti difensiv do të përbëhet nga Hernandez, Godin, Savic dhe Luis. Në të djathtë të mesfushës do të jetë Gaitan, Niguez e Gabi në qendër me Koken nga e majta. Më të avancuar do të rreshtohen Antoine Griezmann dhe Fernando Torres, megjithëse nuk përjashtohet as aktivizimi i Kevin Gameiros.

Atletico nuk e provon humbjen në Champions në 10 nga 11 herët e fundit që ka zbritur në fushë, megjithatë Reali duket se ka një epërsi të lehtë për mënyrën se si janë paraqitur ekipet gjatë këtij edicioni. Gjithsesi derbi i Madridit ka ofruar gjithnjë surpriza dhe emocione nga fillimi deri në fund. Pritet një “Santiago Bernabeu” “sold-out” për këtë supersfidë.

Në trend Sport

Më shumë
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Kalo në kategori