LAJMI I FUNDIT:

Veriu i Kosovës vazhdon të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve nga Beogradi

Veriu i Kosovës vazhdon të përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve nga Beogradi

Pas vendimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili pati urdhëruar para 10 ditësh ndalimin e punimeve në urën e Ibrit dhe rreth saj, inaugurimi i punimeve rreth revitalizimit të kësaj ure i paraparë në muajin maj, mbetet pikëpyetje.

Rakiq, i cili vendimin e tij për ndërprerjen e punimeve e pati arsyetuar në një seri incidentesh të rënda në këtë pjesë të qytetit që kishin ndodhur kohët e fundit, ka kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së, që në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, mbi të gjitha të jetë prioritet siguria e qytetarëve.

Por njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se veriu i Kosovës është vazhdon të mbetet ‘bombë e kurdisur’.


Sipas tij, veprimet e Rakiqit janë bërë për të arritur qëllimet e tyre në koordinim me Beogradin.

”Gjendja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë por e brishtë, pasi asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt. Veriu i Kosovës është ‘bombë e kurdisur’. Kjo pjesë gjithashtu në çdo moment mund të përdoret si ‘karrem’ për institucionet e Kosovës. Edhe tash pas ndërprerjeve të punimeve në urën mbi lumin Ibër duket se prapë kjo po përdoret nga ana e kryetarit Rakiq, për qëllime të veta. E, kjo nënkupton se veprimet e tij janë në koordinim me Beogradin”, ka thënë ai për Telegrafin.

“Qëllimi i vetëm i serbëve është që të forcohet pozita e tyre në Kosovë. Të kenë kompetenca qeverisëse që të mos varen nga Prishtina zyrtare. Këto djallëzi sigurisht që i dinë të gjithë. Besoj se nuk do lejojnë një gjë të tillë institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë”, shtoi tutje, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Ndërkaq, asambleisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në veri të Mitrovicës, Emir Azemi, për Telegrafin thotë se dënon çdo lloj akti të dhunës në veri.

Mirëpo, sipas tij, punimet në veri duhet të vazhdojnë sipas marrëveshjes së arritur.

Azemi potencoi se organet e sigurisë duhet të merren me ruajtjen e qetësisë dhe të rendit publik.

“Ne si komunitet i kemi dënuar dhe dënojmë çdo akt dhune nga kushdo që vjen. Njëkohësisht konsiderojmë se punimet në përputhje me marrëveshjen e arritur duhet të vazhdojnë. E organet e sigurisë të merren me ruajtjen e qetësisë dhe rendit publikë”, konsideron Azemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori