LAJMI I FUNDIT:

Joshua njeri familjar, shkruan emrin e djalit në këpucët e luftës ndaj Klitschkos (Foto)

Joshua njeri familjar, shkruan emrin e djalit në këpucët e luftës ndaj Klitschkos (Foto)

Se Anthony Joshua është një nga boksierët më të fortë, kjo tashmë dihet – por ai është edhe një njeri mjaft familjar.

Anthony Joshua do të mbajë djalin e tij të vogël në ring në duelin më të shtrenjtë të boksit britanik, pasi ka shkruar emrin e tij në këpucët e luftës ndaj Klitschkos me të cilat do të paraqitet në ring, shkruan Telegrafi.

Joshua i ka qepur emrat e djalit Joseph dhe mbesës Angel në këpucët e tij të luftës…

Boksieri britanik thotë se djali 18 muajsh do t’i japë atij motivim shtesë ndaj ish-kampionit të botës, Wladimir Klitschko.


Joshua e quan djalin e tij “JJ” dhe ai do të shfaqë me krenari emrin e tij dhe atë të mbesës së tij Angel në këpucët e luftës për titullin e WBA.

David Haye analizon duelin ndaj Klitschkos
Lexo po ashtu David Haye analizon duelin ndaj Klitschkos

Rreth 90 mijë shikues do të jenë dëshmitarë të duelit më të madh të vitit në boks në Wembley, teksa miliona të tjerë do ta përjetojnë këtë ngjarje nga televizioni.

Djali 18 muajsh i Anthony Joshuas…

27 vjeçari Joshua i cili jeton në një banesë të thjeshtë në Londër shpreson se djali i tij mund ta inspirojë drejt fitores.

“Boksi më dha motivimin tim, kurse djali vetëm sa më mban në atë rrugë”.

“Gjithçka që po krijoj, unë kam për t’ia lënë dikujt, sepse nuk do të jem këtu përgjithmonë. Gjithë atë që fitoj në jetë, diturinë, objektet materiale – mund t’i trashëgoj ashtu si fronin. Ky është një relacion i mirë”.

E majta e Joshuas që mund ta trondisë Klitschkon
Lexo po ashtu E majta e Joshuas që mund ta trondisë Klitschkon

“A e dini se çka më pëlqen te fëmijët? Për JJ dhe mbesën e vogël?”.

“Kur jam në park me ta është koha kur jam i shkëputur nga pjesa tjetër e botës sepse edhe unë me ta bëhem fëmijë dhe fokusohemi në atë që ata bëjnë”.

Anthony Joshua…

“Kur jam me djalin tim dhe mbesën time, unë e vë veten jashtë botës së boksit dhe koncentrohem tek këta fëmijë, të cilët ende nuk kanë brengat e kësaj bote”.

“Unë gjithmonë kam qenë një njeri familjar”, ka deklaruar Joshua.

Dueli pritet të fillojë pas orës 23:00 në stadiumin Wembley të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori