LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti që fiton miliona euro, por i bërtet mamaja pasi luan ende futboll brenda shtëpisë dhe në lagje me shokë (Foto)

Adoleshenti që fiton miliona euro, por i bërtet mamaja pasi luan ende futboll brenda shtëpisë dhe në lagje me shokë (Foto)

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford e ka pranuar se ende mamaja e tij i bërtet kur ai luan futboll në shtëpi, edhe pse fama e tij tashmë është e madhe. 

Rashford është edhe lojtar i Kombëtares angleze, ndërsa së pari në skuadrën e parë ishte ftuar nga Louis van Gaal në sezonin e shkuar.

Që nga ai debutimin mahnitëse, Rashford ka shënuar shumë gola me fanellen e ‘Djajve të Kuq’, ka debutuar me Angli dhe ka shënuar edhe gol, ka luajtur në Euro 2016 dhe ka kontratë profesionale me klubin.


19-vjeçari, megjithatë, ende ka disa probleme të vogla. Nëna e tij e mban ende nën vëzhgim, pasi ky i fundit jeton me të.

Tani pjesë e Manchester United edhe me trajnerin Jose Mourinho

“Po, nëna ime gjithmonë më bërtet”, ka thënë Rashford për Telegraph. E gjithë kjo vjen kur ai thyen në shtëpi gjësende duke luajtur futboll.

“Kjo vjen pasi unë bëjë atë që më pëlqen. Kjo është ajo që unë e kam bërë gjithmonë. Unë dua të luaj futboll gjatë gjithë kohës. Pse të ndryshojë? Njëqind për qind e shoh veten si një futbollist i rrugës”.

“Kur kam qenë fëmijë kam luajtur kudo. Në parking, në rrugë. Qohesha më herët nga gjumi që të luaja në fushën e shkollës, kur shkolla nuk ishte e hapur”.

Pjesë e Kombëtares angelze

“Do të doja t’i bëja ende këto gjëra, por që është e vështirë tani. Ne ende shkojmë të luajmë në ndonjë fushë të qetë, por është pak më e vështirë tani”.

“Edhe në shtëpi unë jam gjithmonë duke luajtur futboll. Luaj me vëllezërit e mi, në kopsht, në shtëpi, kudo”, ka treguar Rashford.

Lojtari edhe pse është i ri, mund të jetë vendimtar në sezonin e Manchester United këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Kalo në kategori