LAJMI I FUNDIT:

Bënin tifo për Barcelonën, Reali përjashton 357 fansa të abonuar

Bënin tifo për Barcelonën, Reali përjashton 357 fansa të abonuar

Reali Madrid mbeti i shqetësuar të dielën për praninë e aq shumë tifozëve “blaugranë” në “Santiago Beranbeu” dhe për këtë nisi një hetim. 

Real Madrid ka bërë të ditur se u ka hequr abonimin 357 tifozëve të cilët kishin abonime vjetore dhe që me sa duket nuk ishin aq shumë të dhënë pas “Los Blancos” dhe janë filmuar ndërsa bënin tifo për Barcelonën.

Në fakt, gjatë ndeshjes bëri shumë përshtypje se në “Santiago Bernabeu” kishte shumë mbështetës të katalanasve të shpërndarë nëpër stadium dhe vetë Lionel Messi festoi para disa prej tyre në momentin e shënimit të golit të fitores.


Reali ka kërkuar nëpërmjet videove mbajtësit e aboneve për ato vende dhe ka zbuluar se shumë persona ua kanë dorëzuar vendin e tyre personave të tretë që mbështetnin rivalët e përjetshëm.

Sot, klubi doli me komunikatë për të bërë të ditur se ndalohej në mënyrë të rreptë “huazimi” i vendeve të abonuara, ndërsa ishin marrë masa disiplinore ndaj shkelësve.

Klubi bëri të ditur se organet disiplinore që funksiononin brenda tij kishin hapur hetimet për 1450 mbajtës abonesh pas “El Clasico”, ndërsa si fillim ishte ndërmarrë masa për 357 të tillë, duke ia tërhequr këtë abonim pasi kishin thyer rregullin e mësipërm.

https://www.youtube.com/watch?v=5b55bVrDoPI

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori