LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Jemi të fokusuar, El Clascio kapitull i mbyllur

Zidane: Jemi të fokusuar, El Clascio kapitull i mbyllur

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes ndaj Deportivos.

Tekniku francez ka thënë se Los Blancos do të japin maksimumin deri në fund dhe se nuk janë nën presion.

“Varane do jetë me ne, ai është mirë, fizikisht shumë mirë dhe është stërvitur normalisht. Por, do e shikoni formacionin bazë nesër”.


“Bale? Para El Clasicos ai ishte 100 për qind gati, kishte bërë edhe dy stërvitje para lojës. Lëndimet nuk mund të shmangen. Gjëja më e rëndësishme është se unë i besoj atij”.

“El Clasico? Në futboll mund të humbasësh një ndeshje. Ishte një ndeshje e mirë futbolli mes dy skuadrave, ata fituan dhe kapitulli është mbyllur”.

“Skuadra duket mirë fizikisht dhe e fokusuar. E vetmja gjë që mund të bëjë të luftojmë. Kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje në La Liga dhe tre në Ligën e Kampionëve. Ne do të japim maksimumin”.

“Lëndimet janë pjesë e jetës së lojtarit. Është diçka që askush nuk mund t’i shmanget”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori