LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: PDK herët ka filluar ta paraqes “Epokën e Veselit kryeministër”

Gecaj: PDK herët ka filluar ta paraqes “Epokën e Veselit kryeministër”

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se përveç opozitës e cila nga dita e parë e Qeverisë ‘Mustafa’ ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, tani edhe brenda koalicionit kanë filluar të dëgjohen zëra që po kërkojnë zgjedhje.

Gecaj shkruan se Partia Demokratike e Kosovës herët ka filluar ta paraqes “Epokën e Kadri Veselit kryeministër”, ndërsa tha se duhet të jenë të vetëdijshëm se ky koalicion qeverisës ka një marrëveshje për qeverisje, dhe se partitë serioze dhe institucionaliste respektojnë marrëveshjet.

Ky është postimi i plotë i Gecajt në Facebook:


“Derisa opozita që nga dita e parë ka shtyrë opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, madje duke përdorur edhe mjete nga më të dhunshmet, kohëve të fundit na paraqiten zëra të tillë edhe nga eksponentë të koalicionit qeverisës; dikush për arsye e inate personale e dikush tjetër edhe nga nevoja dhe/apo dëshira e kontrollimit absolut të qeverisjes në vend.

Janë këto elementë të cilat shpalosen të përpunuara edhe në intervistën e zëvendësministrit Rexhep Hoti, duke e katapultuar këtë me një sihariq politik (pak herët besoi unë) “epokën e Veselit kryeministër”.

Z. Hoti sigurisht është i vetëdijshëm se ky koalicion qeverisës ka një marrëveshje për qeverisje, dhe se partitë serioze dhe institucionaliste respektojnë marrëveshjet, posaçërisht kur vetë kanë kërkuar dhe insistuar për një të tillë.

Mosrespektimi i marrëveshjeve dërgon sinjale negative dhe brengosëse për marrëveshjet në të ardhmen, dhe atë jo vetëm tek partia jonë.

Fatkeqësia është se opozita, për arsye të pastra politike, çështjen e demarkacionit dhe jo vetëm e ka shndërruar në kauzë të interesit parcial, ndërsa tani edhe zëra të tillë që vijnë nga partitë qeverisëse shprehin vullnet të palegjitimuar dhe dëshirë të re politike ti bashkohen këtij kursi me plotë trillime opozitare. Këtu nuk ka parimësi politike këtu ka hipokrizi gërshetuar me kalkulime përfituese.

Si nga pozita ashtu edhe nga opozita, ata që thonë se kjo qeveri nuk “mundi të marr vendime të mëdha e të vështira”, sikur kanë harruar si ka funksionuar qeveria pararendëse e cila ka mbijetuar edhe përkundër faktit se në dy vitet e fundit të saj nuk ka mund asnjëherë të siguroi 61 votat e nevojshme qeverisëse.

Ka mundur sepse, ka pasur opozitë partinë instituicionaliste, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka shndërrua çështjet e rëndësisë nacional në kauza politike të interesit parcial. E këtë duhet të mos e harroj asnjë qytetarë i Kosovës, sidomos kur ndodhet para kutisë së votimit.

Kjo quhet shtetndërtim, dhe kjo është LDK-ja. Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian kërkon që edhe partitë tjera të mësojnë dhe të marrin shembull nga kjo qasje institucionale e LDK-së, sepse vetëm kështu mund të avancojmë drejt familjes evro-atlantike. Perceptimi se LDK i frikësohet zgjedhjeve është sa i gabuar aq edhe paragjykues, dhe tash e sa kohë bëhet me cinizëm dhe vetëm për të dëmtuar. Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme më së shumti do t’i hynin në pune opozitës së dhunshme dhe jo demokratike. Prandaj ne duhet të mos harrojmë se kemi përgjegjësi para interesit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë të mos i ikim përgjegjësive por të vazhdojmë me konsekuencë demokratike dhe pa përjashtime anti-kooperuese”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori