LAJMI I FUNDIT:

Carragher: Messi dhe Ronaldo shtynë njëri-tjetrin drejt madhështisë

Carragher: Messi dhe Ronaldo shtynë njëri-tjetrin drejt madhështisë

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo një ditë do ta kuptojnë se e kanë shtyrë njëri-tjetrin drejt madhështisë.

Carragher insiston se argjentinasi gjithmonë sipas tij do të mbetet superior ndaj sulmuesit të Real Madridit.

Por, me përballjen e tyre të re që do të vazhdojë bashkë me rivalitetin sonte mbrëma, Carragher thotë se ata të dy do të jenë miq shumë të mirë dhe do të falënderojnë njëri-tjetrin sapo të pensionohen.


“Mendoj se rivaliteti i Messit me Ronaldon është faktor i madh që ata i mban në top formë”.

“Ata nxisin njëri-tjetrin që të arrijnë lartësi më të mëdha. Ata do ta kuptojnë se sa të mirë ishin për njëri-tjetrin vetëm pasi të jenë pensionuar”.

“Kur të përfunojë karriera e tyre, ata do të shtrëngojnë duart, do të përqafojnë njëri-tjetrin dhe do të thonë “faleminderit” sepse nuk mendoj se Messi do të ishte lojtari i njëjtë pa e pasur Ronaldon që ta nxisë atë, dhe anasjelltas”.

“Ata e kanë shtyrë njëri-tjetrin në nivele që ata ndoshta nuk e kanë ëndërruar as vet”.

“Jam një njeri që e do Messin, por natyrisht, nuk ka fjalë që Ronaldo është klas botëror i padiskutueshëm me aftësi të jashtëzakonshme”, deklaroi Carragher.

Messi ka shënuar më shumë gola në La Liga se cili do lojtar tjetër që prej se bëri debutimin në vitin 2004, teksa ai ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe tetë herë La Ligan gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori