LAJMI I FUNDIT:

Meteorologët në Maqedoni paralajmërojnë rritje graduale të temperaturave

Meteorologët në Maqedoni paralajmërojnë rritje graduale të temperaturave

Moti i javës së kaluar do të përmirësohet gradualisht, ndërsa vranësirat do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Rritje më të dukshme të temperaturave parashikohet të ketë pas festave të një majit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga e hëna nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë rritje të temperaturave. Do të kemi mot me diell por me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa temperaturat më të ulta do të lëvizin nga zero deri në gjashtë gradë, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 21 Gradë.


Për të martën pritet mot i ngjashëm, diell me vranësira mesatare dhe erë e lehtë. Temperatura pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë më shumë diell dhe temperatura deri në 24, gjegjësisht 25 gradë, ndërsa, temperatura minimale të mërkurën pritet të jetë 8 gradë, ndërsa të enjten 10 gradë Celsius./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori