LAJMI I FUNDIT:

Tallje me flokët e Bellerin – tifozët i fajësojnë për dështimin e Arsenalit, bëjnë shaka edhe me Xhakën e Sanchezin (Foto)

Tallje me flokët e Bellerin – tifozët i fajësojnë për dështimin e Arsenalit, bëjnë shaka edhe me Xhakën e Sanchezin (Foto)

Arsene Wenger, Mesut Ozil, Stan Kroenke dhe pjesa tjetër e stafit – janë kritikuar nga tifozët Arsenalit, për formën e keqe të skuadrës në javët e fundit.

Madje një pjesë e tifozëve kanë bërë shaka duke e fajësuar për rezultate të këqija Hector Bellerinin për vendimin e tij për rritjen e flokëve dhe stilin e lidhjes së tyre në maje.


Stili i kritikuar i flokëve të Bellerin (Twitter)

Lajmi i mirë është se ai stil i flokëve nuk ekziston më, ndërsa lajmi i keq është se stili i ri është akoma më bizar.

Ky është stili i ri i flokëve të Bellerin (FC Arsenal)

Spanjolli ka vendosur që t’i lidhë flokët bishtaleca, para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës FA kundër Manchester Cityt që zhvillohet të dielën në Wembley.

Një model i tillë flokësh nuk i ka shkuar as David Beckhamit (Getty)

Dhe shakatë vazhdojnë – ndoshta ky ndryshim do të ndikojë që Topçinjtë ta përfundojnë sezonin në mënyrë të suksesshme duke fituar trofe (FA Cup) dhe duke zënë vendin e katërt në tabelë.

“Alexis Sanchez dhe Granit Xhaka diskutojnë për stilin e njëjtë të flokëve” (Foto: Stuart MacFarlane)

Shakatë nuk kanë munguar edhe për futbollistët tjerë, ku janë përfshirë edhe Granit Xhaka dhe Alexis Sanchez, për të cilët është thënë se kanë stil të njëjtë flokësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori