LAJMI I FUNDIT:

Fitore e vështirë e Prishtinës ndaj Gjilanit

Fitore e vështirë e Prishtinës ndaj Gjilanit

Prishtina ka arritur të fitojë me mund të madh ndaj Gjilanit.

Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Obiliq pa praninë e tifozëve pasi fusha e tyre është suspenduar nga FFK.


Prishtina e nisi më mirë ndeshjen dhe rrezikoi qysh në minutat e para duke tentuar golin e epërsisë.

Ishte mesfushori i talentuar Mërgim Pefqeli që tentoi në minutën e shtatë të shënoi, por goditja e tij nga distanca përfundoi jashtë portës.

Vetëm disa minuta më vonë, sulmuesi afrikan Basid Khalid depërtoi bukur në zonë por nuk arriti që ta dërgoi topin në rrjetë.

Vendasit kishin iniciativën në lojë dhe kërkonin golin e epërsisë por pa sukses.

Rastin e parë mysafirët e patën në fund të ndeshjes por goditjen e futbollistit më të mirë të mysafirëve, Betim Haxhimusës e ndali portieri Alban Muçiqi.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët të cilët nëpërmjet Betim Haxhimusës rrezikuan.

Sulmuesi i talentuar ferizajas tentoi shënimin e golit nga gjuajtja e lirë me një goditje fantastike, por intervenimi i Alban Muçiqit ishte edhe më i mirë duke ia mohuar një super gol.

Prishtina iu kundërpërgjigj mysafirëve 10 minuta më vonë, kur Arbër Hoxha goditi bukur ndërsa pasi priti portieri mysafir topi përfundoi në shtyllë, duke shpëtuar Gjilani pa pranuar gol.

Bardh e kuqtë përsëri kanë mundur të shënojnë, por goditjen e fuqishme të Gzim Rusit e ndali Alban Muçiqi me vështirësi.

Pas shumë rasteve shënimi, goli i parë në këtë ndeshje erdhi tre minuta para fundit të ndeshjes.

Ishte sulmuesi afrikan, Basid Khalid që shënoi për mrekulli me kokë pas asistimit fantastik nga Shend Kelmendi.

Pas kësaj fitore, Prishtina mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 57 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Trepça ’89 që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë Gjilani vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë me 38 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori