Pikërisht në vitin që nisi kriza financiare globale ne themeluam shtetin dhe u munduam të rimëkëmbim ekonominë tonë pothuajse nga zero dhe anën tjetër në botë ndodhën disa ngjarje dhe po ndodhin, të cilat kanë ndikuar në rrjedhat e ekonomisë dhe politikës, ka deklaruar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të konferencës ndërkombëtare “Bota pas BREXIT dhe Trump”.
Kjo konferencë që u mbajt në Kolegjin UBT në Prishtinë, ka mbledhur personalitete të njohura vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë politikanë, ekspertë dhe studiues të njohur të kësaj çështje, mes të cilëve Schari Zafarpour, Mitja Steinbacher nga Sllovenia, David Olster nga SHBA, Federico Fernández nga Austria, Christopher Lingle nga Guatemala, Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi etj.
Ministri Stavileci vlerësoi se kanë ndodhur ndryshime të shumta në botë të sistemeve dhe orientimeve e ideologjive të ndryshme ekonomike, të cilat ashtu siç është tematizuar kjo konferencë ndoshta më të mëdhatë janë BREXIT dhe zgjedhja e Presidentit Tramp, por edhe zhvillimet tjera në disa vende të Evropës.
“Të gjitha këto mund të ndikojnë ne atë se në një moment të caktuar krejt çfarë po bëjmë ne shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia, po synojmë të shkojmë në drejtim të një agjende integruese Evropiane në anën tjetër kemi shtete që kanë qenë ose janë pjesë e BE-së dhe kanë nisur të divergjojnë në koncepte dhe ide”, tha ai.
Stavileci tha se Kosova beson se anëtarësimi në Bankën Botërore dhe FMN si dy institucione të rëndësishme financiare dhe rruga e integrimit të rajonit në BE është orientim i mirë dhe në këtë linjë shkon edhe procesi i Berlinit.
“Procesin e Berlinit që është agjendë e interkonektivitetit që janë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor për tu integruar sa më shpejt dhe sa më mire në dy fusha që bëjnë lidhjen e shteteve të rajonit, pastaj të rajonit me shtete e BE-së, e që janë infrastruktura transportuese dhe ajo energjetike”, tha ministri.
Sipas tij, Kosova merr pjesë në agjendën Evropiane me katër projekte: Autostrada Prishtinë-Tiranë dhe ajo Prishtinë-Shkup, hekurudha dhe aeroporti. Dy nga këto projekte janë përfunduar, ndërsa autostrada për Shkup pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, derisa projekti i hekurudhave e cili nis këtë vit me përkrahjen e BERZH dhe Bankës Evropiane Investive dhe ne presim që këto të përfundojnë në vitin 2022 kur do të bëhet rishikimi i Konferencës së Berlinit.
Sa i takon sektorit të energjisë, Stavileci tha se tashmë është lansuar Strategjia afatgjate 10 vjeçare e energjisë, e cila është e përmbledhur në 5 objektiva si vizion strategjik i të ardhmes për ta përmirësuar gjendjen në këtë sektor.
“Me hyrjen në funksion të Termocentralit Kosova e Re edhe me arritjen e caqeve në kuadër të burimeve të ripërtërishme, pra energjisë ujore, diellore të erës dhe biomasës parashohim që nga viti 2022 të mos ketë më probleme, të cilat i kemi pasur dhe të përfundojë periudha e problemeve për qytetarët dhe bizneset”, tha ai.
Sipas ministrit Stavileci, një fushë tjetër tepër e rëndësishme, e cila mund të adresojë më shpejt dhe më lehtë temën globale siç është rritja ekonomike dhe punësimi, është teknologjia e informacionit dhe inovacionit.
“Ministria që drejtoj por edhe me partnerët e shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë jemi munduar që agjendën e teknologjisë së informacionit ta sjellim në rrafshin e prioriteteve me të vërtetë parësore”, tha Stavileci, duke përmendur përgatitjet për fondin për teknologjinë informative dhe Qendrën e Inovacionit, si parakushte për zhvillimin e ekonomisë digjitale, respektivisht ekonomi të dijes.
Ndryshe, kjo konferenca është organizuar nga Instituti Liberal për Hulumtim Politikash, në bashkëpunim me Austrian Economic Center dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Kjo është një seri konferencash ndërkombëtare e përvitshme që në 11 javë udhëton në 45 qytete të ndryshme të Evropës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje