LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Barcelona-Juventus

Analizë dhe parashikim: Barcelona-Juventus

Barcelona dhe Juventus do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Italianët në takimin e parë kishin triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 19 prill (e mërkure), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Barcelona

Barcelona do ta ketë në dispozicion Sergio Busquetsin që mungoi në humbjen e takimit të parë me rezultat 3-0.

Luis Enrique mund ti kthehet formacionit të njëjtë që triumfoi kundër Paris Saint-Germain.

Menaxheri i Barcelonës thuhet se është i pakënaqur me punën e Javier Mascheranos në ndeshjen e parë dhe mund të mbetet jashtë fushave të blerta.

Neymar, Ivan Rakitic dhe Gerard Pique do të pezullohen në garat evropiane nëse do të ndëshkohen me kartonë të verdhë.

Formacionet e mundshme: Barcelona-Juventus
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Barcelona-Juventus

Juventus

Paulo Dybala ka përdredhur nyjën e këmbës gjatë fitores së fundjavës kundër Pescaras, por thuhet se do të jetë i gatshëm për takimin e sotëm kundër Barçës.

Nuk ka ndryshime të mëdha dhe pritet që i njëjti formacion të hedhet në fushë prej trajnerit Massimilliano Allegrit.

Juan Cuadrado është një karton larg nga pezullimi në garat e organizuara prej UEFA-s.

A e dini se…?

Juventus nuk ka pësuar gol në shtatë prej nëntë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventus ka fituar pesë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Në tetë prej nëntë takimeve të fundit të Barcelonës janë shënuar mbi dy gola në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Barcelona do t’i duhet një tjetër mrekulli nëse dëshirojnë të jenë në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Ata janë në disavantazh prej tre golave nga ndeshja e parë. Luis Enrique i ka fituar të gjitha 15 ndeshjet në Ligën e Kampionëve që nga maji 2013, kur katalonasit luajtën si vendas.

Juventus, megjithatë, ka fituar katër takimet e fundit të Ligës së Kampionëve. Të besuarit e Massimilliano Allegrit nuk kanë pranuar asnjë gol në garat evropiane gjatë 441 minutave të fundit. Ata do të bëhen ekipi i parë pas Bayern Munichut nëse do të triumfojnë edhe si mysafirë i Barcelonës.

Kjo e fundit ka shënuar mesatarisht 4.5 gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat duke përfshirë edhe rikthimin historik kundër Paris Saint-Germainit.

Parashikim: Barcelona 2-1 Juventus