LAJMI I FUNDIT:

Ozil i ka refuzuar 118 milionë euro nga Kina për të qëndruar te Arsenali

Ozil i ka refuzuar 118 milionë euro nga Kina për të qëndruar te Arsenali
Getty Images

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka treguar se e ka pasur mundësinë të kalonte në Superligën kineze, ku do të përfitonte një kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 100 milionë funtesh (118 milionë euro) – por lojtari e ka refuzuar atë.

Futbollisti gjerman është kritikuar për paraqitjet e tij me raste gjatë kohës që po luan për Topçinjtë, mirëpo Robert Pires e kishte këshilluar si të sillej në raport me ata që e kritikonin.

“Kur më erdhi oferta nga Kina në verën e kaluar, megjithatë, nuk kisha nevojë për këshillat e tij (Pires), sepse oferta ishte shumë absurde”.


“Kinezët ishin të gatshëm të më paguanin 100 milionë funte për një periudhë pesëvjeçare. Një shumë parash nga përrallat që kalonte kufijtë e imagjinatës time”.

“Përkundër kësaj, mu deshën vetëm tri minuta që ta refuzoja ofertën. Agjenti im, Erkut, më telefonoi për të më njoftuar për ofertën”.

“Ai më tha: ‘Mendoj se jemi marrë vesh se çfarë do të bëjmë, apo jo? Nuk do ta marrësh në konsideratë këtë ofertë, apo?’”.

“‘Nuk jam afër që ta përfundoj karrierën’ – ia ktheva. ‘Ende dua të fitoj tituj me Arsenalin. Nuk dua të luaj në Kinë, pavarësisht shumës që duan të paguajnë. Nuk ka shanse’”, shkruan Ozil në autobiografinë e tij me titull, “Gunning for Greatness”.

Ai madje ka thënë se presidenti i Kinës, Xi Jinping, ia kishte kërkuar një fanellë të tij të kombëtares së Gjermanisë, të cilën futbollisti ia ka dhuruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori