LAJMI I FUNDIT:

Hazard zbulon lojtarin më të mirë të vitit në Ligën Premier

Hazard zbulon lojtarin më të mirë të vitit në Ligën Premier

Eden Hazard mendon që futbollisti më i mirë i vitit në Ligën Premier është bashkëlojtari i tij te Chelsea, N’Golo Kante.

Dyshja e skuadrës nga Stamford Bridge janë parë si dy kryesuesit për çmimin individual pasi kanë luajtur role të mëdha për të ndihmuar skuadrën e tyre në prag të titullit të Ligës Premier në sezonin debutues të Antonio Contes.

Hazard, ka ri-gjetur formën e cila pa atë të fitojë të njëjtin çmim në sezonin e titullin fitues të Chelsea 2014-15, duke shënuar 14 herë deri më tani.


Në anën tjetër, Kante ka injektuar të njëjtat aftësi dominuese në mesfushë që ndihmuan Leicester Cityt të fitojë ligën sezonin e kaluar, dhe kështu Hazard mendon se francezi do ta meritonte këtë çmim.

“Shpresoj se do të jetë ai, kjo do të ndryshonte faktin se çmimi i jepet një sulmuesi që shënon, që është gjithmonë vendimtar”, ka thënë fillimisht Hazard për Telefoot.

“Ai është më pak vendimtar në fushë se sa një sulmues, por do ishte shpërblim për dy sezonet e mira që ai bëri”, përcjell Telegrafi.

“Sigurisht, unë do të doja shumë që të kisha këtë çmimin e lojtarit më të mirë, por në qoftë se unë do ta zgjidhja, do t’ia jepesha atij [Kante]”, përfundoi ylli belg.

Në listën e ngushtë prej gjashtë futbollistëve për çmimin ‘Lojtari i vitit’ janë edhe Zlatan Ibrahimovic, Harry Kane, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori