LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier publikon listën e ngushtë për ‘Lojtarin e vitit’

Liga Premier publikon listën e ngushtë për ‘Lojtarin e vitit’

Federata Angleze ka publikuar listën e gjashtë kandidatëve për lojtarin e vitit në Ligën Premier.

Pas paraqitjeve fantastike këtë sezon, Chelsea ka dy futbollistë të nominuar Eden Hazard dhe N’Golo Kante.


Ndërsa një tjetër lojtar i madh i nominuar për të fituar këtë çmim është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Kujtojmë që në këtë listë nuk është futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba, i cili verën e kaluar u transferua për 110 milionë euro nga Juventusi te Manchester United.

Listën prej gjashtë lojtarëve e përbejnë edhe Romelu Lukaku, Alexis Sanchez dhe Harry Kane.

Ndërsa për lojtarin e ri më të mirë në listë janë: Dele Alli, Harry Kane, Michael Keane, Romelu Lukaku, Jordan Pickford dhe Leroy Sane. /Telegrafi/