LAJMI I FUNDIT:

Pioli i revoltuar me futbollistët e tij dhe gjyqtarin

Pioli i revoltuar me futbollistët e tij dhe gjyqtarin

Stefano Pioli vajton futbollistët e tij që nuk kanë qenë të përqendruar deri në fund kundër Milanit, teksa flet edhe për të ardhmen e tij dhe bisedën me gjyqtarin e katërt.

Ish-trajneri i Lazios ishte nën presion para Derby della Madonninas pasi vinte nga  dy humbjeve radhazi dhe pa fitore në tre ndeshjet e fundit.

Në fillim të ndeshjes u duk sikur skuadra e tij do të marr një fitore jetike, pasi Nerazzurrët udhëhiqnin 2-0 në pjesën e parë, por “Diavolo” siguruan një pikë me një barazimin dramatik në minutën e  97 dhe kjo e ka zemëruar trajneri italian, i cili thekson që skuadra duhej të luante deri në fishkëllimën e fundit, por edhe gjyqtari duhet të përfundoj ndeshjen me kohë.


“Zyrtari i katërt më tha se ndeshja do të përfundojë në minutën 51:30”, ka zbuluar fillimisht Pioli për Premium Sport pas ndeshjes.

“Por, loja mbaron atëherë kur gjyqtari i bien bilbilit. Ne duhet të kishim qenë më të vëmendshëm, ekipi duhej të qëndronte në lojë deri në fund”, përcjell Telegrafi.

“Është një turp, sepse pas disa vështirësive në fillim ne do të bënim mirë. Jam shumë i zhgënjyer, sepse ky është një derbi dhe ne mund të kishim kaluar mbi ta në tabelë”.

“Kjo ishte një lojë, ku na u desh të vuajmë, u përpoqëm të jemi agresiv në fillim dhe lamë hapësirë ​​për kundërshtarët tanë, atëherë ne i mbuluam më shumë dhe rifilluam”.

“Kjo ishte zgjedhja e duhur, vetëm se kjo është shumë e keqe pasi kemi pasur këto dy gabime të përqendrimit në kohë të caktuara. Ne kemi nevojë për të bërë pak më shumë në këtë drejtim”.

“E ardhmja ime? Ju flisni shumë për të ardhmen time, unë nuk jam i shqetësuar dhe as nuk duhet të jem. Ne patëm një zhgënjim të madh sot, por rezultati do të jetë ai që do ta kemi në fund të sezonit”.

“Jemi të zhgënjyer, por duhet të qëndrojnë të fortë, sepse ka ende ndeshje të rëndësishme për të ardhur dhe për të rimarrë pozitën tonë në Ligë.

“Gara e Ligës së Evropës nuk ka përfunduar ende”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/