LAJMI I FUNDIT:

Juve vazhdon me fitore, ngec Roma (Video)

Juve vazhdon me fitore, ngec Roma (Video)

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë ndaj Pescaras me rezultat 0-2.

Kjo ishte një fitore e lehtë për Zonjën e Vjetër, të cilët dominuan takimin nga fillimi deri në fund.


Golat në këtë takim për kampionët aktual i shënoi Gonzalo Higuain (23’, 43’) dhe kështu argjentinasi ngriti numrin e golave në 23 në këtë sezon të Serie A.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 80 pikë, kurse Pescara në të fundit me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme Zonjës së Vjetër është ndaj Genoas.

http://www.dailymotion.com/video/x5id3wu_0-1-gonzalo-higuain-goal-15-04-2017-hd_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5idgsq_gonzalo-higuain-goal-pescara-juventus-0-2_sport

Roma 1-1 Atalanta

Pas katër fitoresh radhazi Roma u ndal me një barazim nga Atalanta me rezultatin 1-1.

Edhe pse vendasit ishin dukshëm më të mirë në këtë takim, ata nuk u treguan konkretë para portës duke lëshuar shumë shanse për gol.

I pari në këtë takim shënoi Jasmin Kurtic në minutën e 22-të, ndërsa Edin Dzekoi barazoi rezultatin në minutën e 50-të.

Roma vazhdon në pozitën e dytë me 72 pikë, tetë më pak se Juventusi në të parën dhe pesë më shumë se Napoli në pozitën e tretë, por me një ndeshje më shumë se napolitanët.

Atalanta ngjitet në pozitën e katër me 60 pikë, kurse ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Pescaras. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x5ida0d_0-1-jasmin-kurtic-goal-15-04-2017-hd_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5idh4l_edin-dzeko-goal-hd-as-roma-1-1-atalanta-15-04-2017-hd_sport