Partitë opozitare në vend e kanë mirëpritur deklaratën e kryeministrit Mustafa se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk kalon Demarkacioni në Kuvend.
Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo deklaratë është një shenjë pozitive dhe një ndryshim drastik i Mustafës, pasi, sipas saj, deri më tani kryeministri ka shfaqur një kryeneçësi të tij, duke injoruar në vazhdimësi kërkesat e opozitës dhe të qytetarëve të Republikës.
“Tashmë po dëshmohet që rezistenca opozitare e qytetare, si dhe kontributi që kanë dhënë disa deputetë të mazhorancës dhe ekspertët është duke u vlerësuar dhe natyrisht që VV-ja ka qëndrim të njëjtë sa i përket kësaj Marrëveshjeje të Demarkacionit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se besohet që Mustafa nuk do ta sjellë marrëveshjen e njëjtë në Kuvend dhe nëse do të sjellë diçka ose një marrëveshje të tillë, sipas saj, edhe qëndrimet do të jenë të njëjta.
“Askush nuk është në dilemë se kjo marrëveshje i fal mbi 8200 hektarë. Tashmë është dëshmuar me qindra herë përmes ekspertizave të ekspertëve-profesorëve tanë. Në qoftë se kjo marrëveshje humb 8200 hektarë nuk ka asnjë kuptim që ajo të kthehet në Kuvend”.
Haxhiu thotë se Mustafa ka pasur shumë raste kur ta tentuar që këtë marrëveshje ta rikthejë në Kuvend, sidomos kur ka pasur disponim nga Mali i Zi për t’u shqyrtuar kjo marrëveshje, por që, sipas saj, kryeministri për shkak të kryeneçësisë nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Prandaj besoj se është koha e fundit kur duhet të ndërgjegjësohet dhe të reflektojë në raport me këtë marrëveshje…”, ka thënë Haxhiu.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri Mustafa gjatë mandatit të tij nuk ka dhënë ndonjë rezultat dhe deklarata e tij, e dhënë të premten, tregon se ky koalicion po e përfundon këtë mandat.
“Ne me mocionin e mosbesimit të Qeverisë kemi treguar që është momenti i fundit që kjo Qeveri ta çojë vendin në zgjedhje. Ky moment dhe kjo deklaratë e kryeministrit tregon edhe një herë që koalicioni me gjithë ata numra votat i përdori vetëm kur kishte çështje që nuk ishin në interes të vendit”.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të “Nismës për Kosovën”, Valedete Bajrami, ka thënë për “Zërin” se kryeministri me këtë deklaratë po e pranon se ka dështuar ky koalicion.
“Ky është një konfirmim dhe një pranim nga ana e kryeministrit. Përfundimisht edhe ai u dorëzua se as deputetët e tij nuk do ta votojnë këtë marrëveshje dhe janë bindur se është e dëmshme”. Ajo shpreson që kjo të jetë një shenjë reflektimi edhe sa më parë të shkohet në zgjedhje, njofton Zëri.
Bajrami thotë se ka një vit e gjysmë që kryeministri do të duhej bindur se kjo marrëveshje nuk shkon. “Kryeministri e ka mbajtur peng me atë kryeneçësinë e tij, duke insistuar se kjo marrëveshje është krejt në rregull. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje dhe që ekspertët e kanë dëshmuar se kjo marrëveshje përbën rrezik për humbje të territorit të vendit”, ka potencuar Bajrami. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare