LAJMI I FUNDIT:

Hysaj beson: Synojmë vendin e dytë

Hysaj beson: Synojmë vendin e dytë

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, në një intervistë për ‘Premium Sport’, ka treguar se Napoli synon vendin e dytë në Serinë A, që do t’i siguronte kualifikimin direkt në Champions League.

“Synimi ynë i vetëm, nga mëngjesi në mbrëmje është të arrijmë vendin e dytë. Pak besojnë, por ne jemi grup me vetëbesim të lartë dhe do të luftojmë deri në fund për të siguruar kualifikimin direkt në Champions League”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

Hysaj ka theksuar se fitorja me Lazion ka treguar edhe njëherë se Napoli ka një grup të madh futbollistësh, por pranon se në sfidat e mbetura, të kaltërve nuk ju lejohen gabimet.


“Jemi duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme, edhe me ndihmën e trajnerit tonë. Me Lazion treguam se jemi një grup i madh dhe nëse japim maksimumin, mund të realizojmë çdo objektiv. Udinese mund të na hapë probleme, sepse ka një ekip që vendoset mirë në fushë, por ne jemi përgatitur të përballojmë si duhet këtë sfidë”, tha Hysaj.

Shkodrani është ngacmuar edhe për përballjen, për herë të parë si kundërshtar, me shokun e ekipit Lorenco Insigne, në ndeshjen Itali-Shqipëri.

“Insigne është një futbollist i shkëlqyer dhe bën gjithmonë fenomenin, edhe në stërvitje, ndaj edhe i jap ndonjë shkelm. Të stërvitesh me futbollistë të këtllë, të ndihmon të përballesh edhe me kundërshtarë të nivelit të lartë. Jemi një grup i shkëlqyer dhe do të ishte e mrekullueshme të fitonim kampionatin. Do të lumturonim veten dhe gjithë tifozërinë napolitane”, u shpreh Hysaj.

Në trend Sport

Më shumë

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Kalo në kategori