LAJMI I FUNDIT:

Dybala i lumtur me rinovimin e kontratës me Juven

Dybala i lumtur me rinovimin e kontratës me Juven

Paulo Dybala ka folur rreth kontratës së tij të re te Juventusit, ku ka theksuar se të luash për gjigantin italian është diçka që ju kkeni ëndërr kur jeni fëmijë.

Sot(enjte) u konfirmua zyrtarisht se sulmuesi i talentuar argjentinas ka rënë dakord për një marrëveshje të re me klubin deri në vitin 2022, vetëm dy ditë pas dy-golëshit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Nënshkrimi i kontratës së re të vazhduar e ka lumturuar jashtë mase Dybalan, i cili ka theksuar se është shumë i lumtur që fillimisht gjendet në këtë klub e pastaj edhe me kontratën e re.


“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam në këtë klub. Është e vështirë të imagjinohet që kaq shumë gjëra pozitive mund të ndodhin të gjitha përnjëherë. Kjo është një javë e mbushur me emocione të veçanta për mua”, ka thënë Dybala për kanali zyrtar të bardhezinjtë në YouTube.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me atë që unë kam arritur dhe atë që unë jam duke bërë për këtë ekip, këtë klub dhe këta tifozë”, përcjell Telegrafi.

“Momenti im më i mirë deri më tani? Do të them se momenti im më i mirë është nënshkrimi i kontratës time të parë me Juventusin, kur unë e dija se do të jem pjesë e këtij klubi, pasi u bashkova me një ekip të njohur ndërkombëtarisht si ky ishte një ndjenjë e paharrueshme. Çdo gjë tjetër është një rezultat i nënshkrimit të asaj kontrate”.

“Të luash për Juventusin është diçka që ju keni ëndërr kur jeni fëmijë. Të luash për një klub të madh evropian është ajo që në Argjentinë synojnë për të”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori