LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja është kundër popullit

OBRM-PDUKM: LSDM-ja është kundër popullit

OBRM-PDUKM-ja nuk heq dorë nga qëndrimi i saj për zgjedhje të reja parlamentare, bashkë me ato lokale, si rrugë e vetme për dalje nga situata, siç thonë, ku LSDM-ja e futi vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, LSDM-ja është në panikë dhe është e vendosur që të paguaj faturën përmes, siç thonë, shitjes së interesave më të larta kombëtare dhe shtetërore.

OBRM-ja konsideron se LSDM-ja është kundër popullit dhe sheh armiq te të gjithë ata që, sipas tyre, e duan atdheun./Telegrafi/