LAJMI I FUNDIT:

Senatori McCain në Kosovë, do të nderohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Senatori McCain në Kosovë, do të nderohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”

Senatori amerikan, John McCain do të jetë nesër për një vizitë zyrtare dy ditëshe në Kosovë. McCain do të ketë takime me krerët institucional të Kosovës.

Nesër kryeparlamentari Kadri Veseli do të pret në takim senatorin amerikan, John McCain në orën 13:45. Pas këtij, takimi do të mbahet një seancë solemne në orën 14: 30 ku senatori amerikan do t’iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës, McCain do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.


Agjenda e senatorit amerikan për të premten është një takim me presidentin Hashim Thaçi, i cili edhe do ta ndajë një dekoratë për mysafirin nga SHBA-ja.

Artan Behrami nga zyra për informim e Presidentit, ka thënë për KosovaPress se Presidenca tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ardhjen e senatorit amerikan, John McCain në Kosovë, duke filluar nga vendosja e bilbordave në rrugët e kryeqytetit deri të përgatitjet teknike dhe protokollare.

Sipas Behramit, me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim të premten senatorin McCain. Në takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes për të dy vendet.

“Duke u bazuar në kompetencat e tij kushtuese, presidenti Thaçi të premten do t’i ndajë senatorit McCain medaljen ‘Urdhri i Lirisë’, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleati i përjetshëm i Kosovës”, tha Behrami.

Senatori amerikan sot ka qëndruar në Mal të Zi, ndërsa më herët ka vizituar edhe Serbinë dhe Bosnjën.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori