LAJMI I FUNDIT:

Vidal: Reali është favorit

Vidal: Reali është favorit

Arturo Vidal ka një karrierë të madhe mbi supe dhe nuk emocionohet shpejt. Një ditë para ndeshjes çerekfinale në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, mesfushori i Bayernit ka përdorur një taktikë të vjetër në deklaratën e tij, duke u shprehur se favoritët e përballjes janë madrilenët dhe jo të zotët e shtëpisë.

“Ata janë më të favorizuar, sepse janë kampionët në fuqi. Gjithsesi, ne jemi në gjendje t’i mposhtim, sepse jemi në një formë mjaft të mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe nesër”, tha Vidal.

I pyetur nëse dy sfidat me “Galaktikët” janë një finale e parakohshme, kiliani u përgjigj “Gjithnjë kam thënë se Bayern është ekipi më i mirë në botë dhe këtë e kemi treguar gjatë gjithë vitit. Përballë do të kemi kampionët në fuqi, por ne do të kërkojmë të kemi kontrollin e topit, duke e ditur se përballë do të kemi lojtarë të mëdhenj”.


“Dihet, ajo që ka më shumë rëndësi është të fitojmë. Të fitojmë dhe të administrojmë rezultatin në ndeshjen e kthimit. Uroj të fitojmë me dy gola epërsi, që të shkojmë të qetë në Madrid.” /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Premier League
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Serie A
Ish-lojtari i Man Utd e akuzon Ruben Amorim për mungesë respekti ndaj Rashfordit

Ish-lojtari i Man Utd e akuzon Ruben Amorim për mungesë respekti ndaj Rashfordit

Premier League
Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Premier League
Kalo në kategori