LAJMI I FUNDIT:

BMW i8 dhe i3, me dizajnë të bazuara në stilet e viteve të 80’-ta (Foto)

BMW i8 dhe i3, me dizajnë të bazuara në stilet e viteve të 80’-ta (Foto)

Garage Italia Customs, në bashkëpunim me kompaninë BMW, kanë krijuar një dizajnë të ri për modelet i8 dhe i3, për t’i prezantuar në panairin e veturave që zhvillohet në New York.

Pjesa e jashtme e këtyre makinave është mbuluar me motive që janë përdorur në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Kompania me bazë në Milano të Italisë, e ka krijuar edhe enterierin me po të njëjtin stil, ku dominojnë ngjyrat e ndezura.

Sipas disa të dhënave jo zyrtare, me këtë formë po përpiqen të mblidhen blerësit e rinj, të cilët më pas pritet të jenë mbështetës të këtij prodhuesi. /Telegrafi/